Shkarkimi i Damevës nga Këshilli Gjyqësor/ Lloga: Ende nuk e kam marrë procesverbalin

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga thotë se ende nuk e ka marrë procesverbalin e kërkuar ditën kur është shkarkuar kryetarja e Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva. Shtoi se nuk mundet të komentojë më shumë për çështjen për shkak se vendimin për shkarkimin e Damevës nuk e ka parë ende as në Gazetën Zyrtare.

“Ashtu siç e dini unë jam drejtuar me një letër deri te Këshilli Gjyqësor, sot në mëngjes kemi kontrolluar dhe nuk kemi përgjigje në lidhje me procesverbalin dhe rendin e ditës të cilin e kemi kërkuar nga ana e Këshillit Gjyqësor. Nuk dua të hy në komentimin e mëtutjeshëm sepse nuk e kam në dorë dokumentin e kërkuar, por duhet thënë edhe ajo që nuk kemi as edhe një publikim të një vendimi në Gazetën Zyrtare dhe nuk kam çfarë të komentoj më tutje”– deklaroi Krenar Lloga, Ministër I Drejtësisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu