Shokon Trump- Apel të sëmurëve: Jetoni deri në 8 nëntor dhe votoni për mua!

Republikani, Donald Trump,  ka shokuar edhe njëherë me deklaratat e tij të pazakonta, teksa në një apel drejtuar personave të sëmurë, ka kërkuar që këta të fundit të jetojnë deri më datë 8 nëntor dhe të votojnë për të.

“Nuk dua t’ia di sa të sëmurë jeni. Nuk dua t’ia di nëse sapo jeni kthyer nga doktori dhe ai sapo ju ka dhënë prognozën më të keqe të mundshme, që do të thotë se gjithçka ka mbaruar apo se do t’a lini këtë botë brenda dy javëve. Nuk ka rëndësi. Mbahuni fort deri në 8 nëntor, dilni votoni për mua, dhe pas gjithë kësaj, ne do të themi se ju duam dhe se do t’iu kujtojmë gjithmonë. Dilni dhe votoni.”

Deklarata e Trump ka shkaktuar reagim të menjëhershëm në rradhët e opinionit publik amerikan, teksa edhe në rrjetet sociale janë parë mesazhe të shumta kritikuese ndaj miliarderit.

I pyetur nga gazetarët pas takimit elektoral që u mbajt në Nevada, miliarderi njujorkez u shpreh se po fliste me gjuhën e batutave, por nënvizoi se mesazhi që kërkonte të përcillte ishte mjaft serioz.

Kjo nuk është hera e parë që Trump sulmohet ashpër për gjuhën e përdorur në fjalimet e tij gjatë kësaj fushate elektorale./Shqiperiaime


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu