Shpent Ahmeti, sërish kandidat i VV-së për Prishtinën

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i Komunës së Prishtinës njëkohësisht, Dardan Sejdiu ka bërë të ditur se në forcën politike që përfaqëson ekziston konsensusi, që Shpend Ahmeti të jetë sërish kandidat, edhe për një tjetër mandat në postin aktual.

“Jam shumë i bindur që nuk ka kandidat më të përshtatshëm, jo vetëm në Lëvizjen Vetëvendosje, por askund tjetër”, ka thënë ai.

“Sa i përket pozitës së kryeministrit, ka njerëz të mjaftueshëm. Mirëpo Shpendi është personi më i përshtatshëm për udhëheqjen e Prishtinës”. /Top Channel


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu