Në rrjetet sociale po vazhdon debati pas shpalljes së konkurseve për pranimin e kuadrit akademik për universitetin publik “Nënë Tereza” në Shkup. Profesori i mirënjohur dhe njëri nga kontribuuesit e themelimit të këtij universiteti, Agni Dika përmes një postimi për shpalljen e konkursit, ka nxjerrë konkursin dhe ka bërë thirrje që politika të mos prekë atë, informon INA.
“Ka shumë pengesa të cilat vijnë prej atyre që mbështeten në intersat e ngushta grupore, lokale dhe politike. Por, une jam i bindur se Universiteti do të jetë i përjetshëm vetëm nëse në hapat e parë, gjatë vendosjes së themeleve të tij, udhëheqja nuk u besohet atyre që kanë forcë politike dhe janë pa eksperiencë adekuate akademike në fushat e studimeve teknike.”, ka shkruar prof. Agni Dika.
Por nuk ka munguar menjëherë reagimi i Agim Rushiti, këshilltarit të lartë të Ministrit të Arsimit.
“Na qofte e hajrit kjo nisme shume fisnike dhe jetike per popullin shqiptar. Cdo fillim (paksa) duket i veshtire, por (shpresoj se) do ia dalim mbare dhe faqebardhe. Nje falemnderim i posacem per gjithe Ata (ne vecanti per Ju) qe dhane kontribut ne kete haperim drejt nje perspektive per gjeneratat e reja. Na prifte e mbara ne rrumbullaksimin e aktiviteteve per nje fillim te mbare te vitit akademik 2016/2017.”, ka shkruar Rushiti.
Por, ish-deputeti Agim Ramadani ka nxjerrë detaje rreth emërimeve dhe prapaskenave në bord, ku ka pasur gisht politika.
“Ketu i nderuar profesor ndesheni me veprimet tua kur thoni se ndeshen me interesa grupore dhe politike. A ishin strukturat apolitike qe shfrytezuan juve ne bord ku njeher ju emruan, shkarkuan dhe prap ju emruan. A mos ju emëroj ndonjë staf akademik vall ???!”, ka shkruar Ramadani.
Por kanë vijuar edhe reagimet e tjera nga Arben Taravari i LR-PDSH, Bekim Tateshi: