Shpëtohen shtetas të Kosovës, të bllokuar nga bora në malin e Galiçicës

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka raportuar se dje në orët e mbrëmjes ka shpëtuar shtetas të Kosovës, që kishin ngecur të bllokuar në borë në parkun nacional të Galiçicës.

Sipas raportit policor, dje në ora 19:00 në SPB Manastir është raportuar se ka shtetas të huaj të ngecur në dëborë në parkun kombëtar të Galiçicës, përcjell INA.

“Në terren kanë dalë zyrtarë policorë dhe ekipe të Njësitit Territorial Zjarrfikës të Resnjës dhe nga shërbimi roje i Galiçicës dhe në orën 19:50 personat janë gjetur, të cilët janë nxjerrë nga bora dhe në mënyrë të sigurtë janë drejtuar në pikën kufitare Stenje. Është konstatuar se ata ishin katër shtetas kosovarë të cilët ndodheshin në automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Passat” me targa të Kosovës”, raporton MPB.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu