Shqipëria dominon Kilin në treg, Broja-Muçi-Asllani në podiumin e më të shtrenjtëve

Shqipëria do të luajë më 22 mars ora 20:45, një test miqësor përballë Kilit në Itali. Kombëtarja shqiptare ka mjaft kualitet në kontigjentin e saj, sa nëse ndërtohet formacioni më i shtrenjtë me lojtarët e të dyja skuadrave, do të mbizotëronin kuqezinjtë.

Kështu vetëm 4 lojtarë i përkasin Kilit, teksa 7 të tjerë janë pjesë e Shqipërisë. Treshja më e shtrenjtë përbëhet me Brojën në krye, Asllanin dhe Muçin. Të tre këto lojtarë që shihen dhe si e ardhmja e Kombëtares.

Këto shifra në treg vijnë nga “transfermarkt”, që vlerëson paraqitjet e lojtarëve gjatë vitit. Tashmë mbetet për t’u parë në fushën e lojës, ku qëndrojnë aktualisht dy skuadrat përballë njëra-tjetrës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu