Shqiptari që ngre një kamion çdo ditë

Erkand Qermajt duhet shumë punë për të arritur te medaljet.
Vitin e kaluar ai fitoi medaljen e bronzit në stilin e shkëputjes në botërorin e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa tani po përgatitet për garën që do të mbahet në fillim të nëntorit në Turkmenistan. Por si është stërvitja e një peshëngritësi? Në një ditë të vetme Erkandi ngre peshën që mban një kamion.

Erkand Qerimaj, peshëngritës :Fillojmë gradualiasht stërvitjen, duke i rritur peshat dhe në fund të ditës shkon 15 – 20 ton ngarkesë e përgjithshme.

Për të qenë gati për një aktivitet të rëndësishëm i duhen disa muaj përgatitje. Kjo do të thotë një stërmundim që kërkon energji dhe ku duhen 4 herë më shumë kalori sa i nevojitet një mashkulli të rritur.

Erkand Qerimaj, peshëngritës : Harxhohen 7 – 8 mijë kalori në ditë. Ato merren me anë të ushqimeve dhe pastaj me suplemente, proteina, multivitamina apo karboidrate.

Disa ditë para garës ulet ngarkesa e stërvitjes dhe natyrisht sasia e ushqimit. Çfarë nuk lejohet në këtë periudhë?

Erkand Qerimaj, peshëngritës :Eliminojme disa ushqime që të shtojnë në peshë para garës si brumërat, ëmbëlsirat.

Një jetë sakrificash për nivele të larta sporti, pasi të fitosh medalje nuk është kurrë e lehtë./klan

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here