Shtetasi i Maqedonisë i arrestuar në Tiranë, dyshohet si bashkëpunëtor i ISIS

Shërbimet sekrete rajonale dhe ato perendimore, gjatë një faze të gjatë hetimesh, kanë arritur të kapin një pjestar të ISIS në Tiranë.

Imërli Ahmetin 46 vjeç banues në Gostivar, prej një viti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se ka qenë pjesë e formacioneve të ISIS, por fshihej në Tiranë.

Ai është arrestuar mbrëmjen e djshme nga forcat e antiterrorit në kryeqytet.

Arrestimi i tij u bë pas një urdhëri arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria Maqedonase.

Identifikimi dhe arrestimi i 46-vjeçarit mësohet se është bërë në bazë të informacioneve të marra nga shërbimet sekrete të dy vendeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu