Shtrenjtohet dizeli, benzina me çmim të njejtë

Komisioni Rregullator për Energjetikë sot vendosi çmime të reja të derivateve të naftës për këtë javë. Sipas vendimit të miratuar, dizeli nga mesnata do të jetë më shtrenjtë për 1 denar për litër, ndërsa benzina nuk ndryshon.

Sipas kësaj, Eurodizeli do të jetë 61 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë apo D2 do të jetë 51 denar për litër.

Benzina Eurosuper BS-95 do të jetë 66,5 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 për 68,5 denarë për litër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu