Shuma marramendëse që do të përfitojë Benzema gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite

Karim Benzema është zyrtarizuar si lojtar i ri i klubit saudit, Al-Ittihad. Sulmuesi francez i ka dhënë fund karrierës së tij mbresëlënëse me Real Madridin, për të nisur një aventurë të re.

Pas Cristiano Ronaldos, i cili nënshkroi për Al Nassr, një tjetër emër i madh i futbollit do të luajë në Arabinë Saudite.

Dhe natyrisht, për t’i bindur lojtarët e këtij niveli që ta kalojnë në një ligë më inferiore nevojitet një ofertë e majme.

Sipas raportimeve, Benzema do të përfitojë një total prej 600 milionë eurosh neto (rreth 200 milionë euro në sezon) gjatë qëndrimit trevjeçar (deri në vitin 2026) te Al Ittihad – duke i përfshirë edhe marrëveshjet nga reklamat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu