Si dështoi Serbia, ja sa shtete europiane votuan kundër gjenocidit në Srebrenicë

Rezoluta për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe mori mbështetjen e shumicës së vendeve demokratike në botë. Po ashtu, edhe harta e Evropës tregon unitetin e Perëndimit dhe vetminë e Serbisë.

Për Rezolutën votuan 84 anëtarë të Kombeve të Bashkuara dhe vetëm 19 ishin kundër. Sa i përket kontinentit evropian, shumica dërrmuese e vendeve e mbështetën rezolutën dhe Serbia u gjend e vetme në anën e vendeve që kundërshtuan vendosjen e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës. Në Evropë, vetëm Serbia, Hungaria, Rusia dhe Bjellorusia votuan kundër Rezolutës. Greqia, Qiproja dhe Sllovakia abstenuan, raporton Paparaci.

Prandaj, Serbia e gjeti veten pothuajse në izolim absolut në Evropë dhe në anën e saj ishin regjimet e Vlladimir Putinit, Alexander Lukashenkos dhe Viktor Orbanit. Gjithashtu, abstenoi Sllovakia me një qeveri islamofobike ultra të djathtë, e cila ushqen lidhje tradicionale me Serbinë.

Synimi i deklaruar i Serbisë, për të cilin ka shumë dyshime nëse është e sinqertë, është gjoja anëtarësimi në Bashkimin Evropian, por sjellja e saj tregon se ajo është në të njëjtën anë me regjimet jodemokratike të Lindjes që sillen si qeveritë ruse.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu