Socialistët serbë kanë “shkrirë” pjesëmarrjen në punën e qeverisë së Kosovës pas marrëveshjes me Isa Mustafën.
Ky është shqetësimi i Listës Srpska në parlamentin e Kosovës meqë edhe dy anëtarët e qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviç dhe Dalibor Jevtiç mund të përfundojnë sikur Lubomir Mariç i partisë së Vuçiqit, i cili fal votave të Lëvizjes së Socialistëve është shkarkuar nga posti i ministrit. Shqetësimi bëhet edhe më i madh kur vendim i socialistëve vjen në kundërshtim me rekomandimet e Beogradit.
“Serbët nga Qeveria dhe Parlamenti kanë “ngrirë” pjesëmarrjen në punë e qeverisë së Kosovës, para së gjithash për shkak të Ligjit për Trepçën. Mirëpo, PS është dakorduar me Isa Mustafën që të “shkrihen” dhe të kthehen në parlament.
Shkarkimi i Lubomir Mariçit ka ardhë pas kësaj marrëveshje,” thekson një burim pranë qeverisë së Serbisë për të përditshmen serbe “Blic”, duke shtuar se dëshmi që socialistët serbë dhe Isa Mustafa janë në dakordësi të plotë, flet edhe fakti se në mbledhjen e fundit të qeverisë ishte vetëm ministrja e sapozgjedhur Mirjana Jevtiç.
Ndryshe, konflikti brenda Listës Srpska është evident edhe në Parlamentin e Kosovës ku pesë deputetë nga kjo listë që vijnë nga rradhët e socialistëve dhe liberalëve serbë morrën pjesë në seancën e fundit ndërsa 6 deputetët tjerë tjerë nga partia e Vuçiqit vazhdojnë të bojkotojnë punimet parlamentare.
Reagimet për zhvillimet ndër serbë në Kosovë tashmë janë të ashpëra nga Beogradi, ndërsa epilogu i bashkëpunimit në mes të socialistëve serbë dhe atyre të Vuçiqit do të bëhet publik pas mbledhjes së të hënës, ditë kur pritet të përjashtohen edhe serbët e pabindur dhe bashkëpunues me Isa Mustafën.
Drejtori i Zyrës për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriç tha se pas kësaj mbledhje të përfaqësuesëve serbë të Kosovës me kryeministrin e Serbisë, do të dihet se kush është serb i Aleksandar Vuçiqit dhe kush i Isa Mustafës./oranews