Si vendosi UÇK-ja ta largonte grushtin si përshëndetje dhe mjekrat, Brahimaj: Na etiketonin si enveristë dhe islamistë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Lahi Brahimaj, ka thënë se përshëndetje me grusht e pjesëtarëve të UÇK-së nuk ka pasur qëllim enverizimin.

Ai ka thënë se mbi 90 për qind e pjesëtarëve të UÇK-së nuk kanë përshëndetur për qëllime ideologjike, por duke shtuar se mund të ketë individë që e kanë pëlqyer enverizmin

“Pjesa dërmuese mbi 90% nuk e kanë përdorur grushtin si enverist, por si bashkim në një vend. Nuk them që ndonjë individ, sepse sot ndonjë individ ndoshta sot e don Titon ose Enverin”, ka thënë Brahimaj në Pressing të T7.

Më tutje, ai thotë se një lloj paragjykimi ka qenë edhe mbajtja e mjekrave. Sipas tij etiketoheshin si “islamistë” për shkak të mjekrave.

Pastaj ka qenë edhe mjekra, disa kanë thënë këta janë islamista. Mujë Krasniqi nuk e ka mbajtur mjekrën për shkaqe fetare, por deri në çlirim të Kosovës”, ka thënë ai.

Më pas, Brahimaj tha se UÇK-ja bashkërisht mori vendim që ta largojnë grushtin si përshëndetje, por edhe mjekrat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu