S’ka aktakuzë kundër Janevës dhe fotografia nuk është e Kamçevit

Portali shqiptar “Balkanweb.com” botoi një artikull në lidhje me zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut, ku prokurorja speciale e dorëhequr Katica Janeva lidhet me lëndën e prokurorisë publike “Reket” (Shantazhim), në të cilën, si të dyshuar u arrestuan dhe u paraburgosën Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski-Kiçeec për shantazhim të supozuar të biznesmenëve, njofton META.

Titulli i artikullit thotë: “Foto / Ja biznesmeni i cili ishte shantazhuar nga prokurorja Maqedonisë”, ndërsa në përmbajtjen e artikullit sqarohet rasti “Reket” dhe mënyrën në të cilën të dyshuarit e kanë shantazhuar biznesmenin Jordan Kamcev dhe të tjerët, ndërsa sipas këtij mediumi, në emër të prokurores Katica Janeva.

Por përmbajtja nuk e shpjegon atë që është aluduar në titull, mënyra si kishte arritur ky medium deri te informacioni se prokurorja Katica Janeva qëndron prapa shantazhimit. Në artikulli s’ka asnjë informacion që për prokuroren speciale Katica Janeva ende s’është ngritur hetim, e lëre më aktakuzë për këtë rast, as për atë se ajo nuk është ndaluar ose ka qenë e thirrur në bisedë informative, si dhe s’ka as informata zyrtare që të dyshuarit kanë mbledhur reket në emër të saj.

Rreth kësaj u prononcua edhe Prokuroria Publike, ku thuhet se Janevës ia kanë konfiskuar vetëm telefonin edhe atë për të gjetur kontaktet e saj telefonike me Bojan Jovanovskin. Prokuroria është e qartë se për momentin hetimi është duke u zhvilluar për dy persona, për të cilët kanë siguruar video dhe audio materiale dhe se hetimi ende nuk është zgjeruar, por që kjo mund të ndodhë nëse sigurohen prova të forta.

Ky medium, përveç titullit dhe përmbajtjes kontradiktore, e ka huq edhe fotografinë për të cilën aludon se është e biznesmenit Kamçev, ndërsa e ka botuar fotografinë e të dyshuarit të parë në këtë rast, Bojan Jovanovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu