Skandal! Aktivistët e ASH-së tallen me problemet shëndetësore të Liridon Useinit (FOTO)

Kryetari i Forumit Rinor të Lëvizjes BESA, Liridon Useini nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar pas gjestit të ulët të aktivistëve të ASH-së duke tallur problemet shëndetësore të tij. Për më shumë ai ka reagur nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, shkruan InfoShqip.com

Postimi i plotë i Liridon Useinit:

“E kuptoj që politika si veprimtari shoqërore në raste të caktuara din të jetë e tensionuar, me polemika e me debat të ashpër, por pavarësisht kësaj, kjo nuk do të thotë që ne, për një grusht votash dhe për një copë pushteti të shpifim dhe të paragjykojmë deri në masa ekstreme.

Kur lexoj lajme të tilla si këto më poshtë, më vjen keq për imagjinatën banale dhe karakterin e ulët të njerëzve që u kanë mbaruar shpifjet tjera dhe tani kanë filluar që të më sulmojnë edhe mbi problemet shëndetsore.

Fakti bëhet edhe më i trishtë kur këto shpifje vin nga portalet e partive opozitare që pretendojnë se nuk janë si pushtetarët në ikje.

Por, në anën tjetër më vjen mirë që kam miq që luten për shëndetin tim dhe më kanë dëshiruar shërim të shpejtë.

Ju faleminderit për kujdesin, është thjeshtë një mungesë vitaminash dhe nuk është diçka serioze.”

FOTO:


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu