Skandali i protokollit të presidentit Pendarovski, vendosin mbrapshtë flamurin e Malit të Zi

Kabineti i presidentit të Maqedonisë së Veriut ka kërkuar falje lidhur me skandalin me flamurin e vendosur në prapavijë gjatë takimit midis presidentit nikoqir Stevo Pendarovski dhe presidentit malazez, Milo Gjukanoviq.

Siç bëjnë të ditur mediat malazeze, gjatë takimit flamuri malazez është vendosur mbrapshtë dhe se ka qenë një lëshim protokolli. Por kjo është vërejtur nga fotografitë e takimit dhe se pas reagimit të mediave malazeze. Mirëpo kabineti i presidentit Pendarovski theksoi se ka qenë një lëshim i paqëllimshëm dhe se kërkohet ndjesë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu