Skandaloze/ Ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu “analfabet”: Kazermën e quan sllavisht “kasarna” (VIDEO)

Pishtar Luftiu, një kuadër i panjohur që tanimë disa muaj po e kryen postin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës tregon se sa është niveli i tij intelektual dhe përgatitja profesionale për të udhëhequr këtë ministri kyçe. Këtë e tregon edhe fjalori i tij ku ai kazermën e quan “Kasarna” që është term sllav, informon INA.

“Universitetit Nënë Tereza i është ndarë një tokë tek Kasarna Ilinden. Është duke u bërë parapërgatitja për planin, dhe me buxhetin e 2017 besoj që do të fillojnë edhe ndërtimet për këtë objekt tek kasarna“, tha ai sot gjatë shpalosjes së planifikimeve për Universitetin “Nënë Tereza”. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu