Skena trishtuese në një stacion treni në Hong Kong, momenti kur disa persona të maskuar sulmojnë me shkopinj druri pasagjerët

Një grup i burrave të maskuar, disa që mbanin edhe shkopinj druri dhe të veshur me të bardha, kanë sulmuar protestuesit anti-qeveri dhe pasagjerët brenda një stacioni trenash në Hong Kong.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmi ka shkaktuar shqetësime se bandat e tmerrshme të qytetit janë përfshirë në konfliktin politik.

Sulmi i koordinuar i së dielës në mbrëmje u zhvillua në një lagje në Territoret e Re të qytetit pranë kufirit kinez ku bandat kriminale mbeten me ndikim.

Ndërkohë është raportuar, se si pasojë e sulmit, dhjetëra pasagjerë kanë mbetur të lënduar.

Një sulm i tillë vjen pas protestës pro demokraci të zhvilluar në qendër të Hong Kongut, ku u raportua se policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën.

Video:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu