Skënder Rexhepi: Hasanbegu në këto momente kritike ka nevojë për përkrahje, unitet dhe solidarizim kombëtar

Anëtari i Lëvizjes Besa,Skënder Rexhepi-Zejdi ngushëllon familjet e viktimave në Hasanbeg të Shkupit të cilët humbën jetën si pasojë e vërshimeve të mëdha nga shirat e rrëmbyeshëm mbrëmjen e kaluar në këtë vendbanim,transmeton InfoShqip.com.

Skënder Rexhepi apelon tek të gjithe qytetarët dhe tek institucionet e vendit dhe te gjitha shoqatat joqeveritare që të drejtohen drejt këtyre vendbanimeve dhe të gjenden në ndihmë të banorëve tê Hasanbegut që në këto momente kritike kanë nevojë për përkrahje, unitet dhe solidarizim kombëtar.

”Ngushëllime familjeve të viktimave, ndërsa të vdekurit Zoti i shpërbleftë me të mirat e Tij në jetën e amshuar.
Tash nevojitet që te gjitha institucionet e vendit dhe te gjitha shoqatat joqeveritare të drejtohen drejt këtyre vendbanimeve dhe të gjenden në ndihmë të banorëve tê Hasanbegut.
Banorët e Hasanbegut kanë nevojë për unitet dhe solidarizim kombëtar, të jemi pranë tyre.”, përfundon anëtari i kryesisë qendrore në Lëvizjen Besa,Skënder Rexhepi-Zejdi./InfoShqip.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu