Skuadra e Juventusit për derbin kundër Interit

Alex Sandro, Andrea Barzagli dhe Moise Kean kanë mbetur jashtë skuadrës së Juventusit për përballjen kundër Interit.

Ishte raportuar se Bentancur do të mungojë për shkak të një lëndimi të shpinës, por uruguajani është në skuadrën prej 20 lojtarëve.

Andrea Barzagli ka pësuar lëndim afatgjatë dhe mungon, derisa Alex Sandro dhe Sami Khedira ende nuk janë kthyer.

Moise Kean ka një lëndim muskulor, kështu që sulmuesi i ri vazhdon të mbetet jashtë, por Emre Can është kthyer pas operimit të tiroideve.

Skuadra e Juventusit kundër Interit: Szczesny, De Sciglio, Chiellini, Benatia, Pjanic, Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Matuidi, Cuadrado, Mandzukic, Bonucci, Cancelo, Pinsoglio, Perin, Can, Rugani, Bentancur, Bernardeschi, Spinazzola


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu