S’na kishte shkuar mendja. Ja pse i nxjerrim këmbët jashtë krevatit gjatë natës

Mënyra sesi flini, prej vitesh është kthyer në objekt studimi. Studimet e fundit kanë arritur në përfundimin se këmbët duhet ti shtrini në ajër të pastër, për ta “sjellë” më shpejtë gjumin. Kur jemi të lodhur, temperatura e trupit bie dhe ky është një sinjal për trurin tonë që tregon se është koha për të shkuar në shtrat.

Sekreti qëndron tek thembrat. Vena që ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit quhet anastomoza arteriovenoze. Kur era prek këmbët, gjaku nën lëkurë ftohet, ndaj venat shërbejnë për ta stabilizuar atë. Gjaku i ftohtë rrjedh në pjesët e trupit, duke ulur temperaturën dhe “dërgon” sinjalin për të fjetur. Nga ana tjetër, temperatura e lartë e trupit na bën më të vëmendshëm dhe përmirëson memorien tonë. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz, në mënyrë të pandërgjegjshme mbajnë një këmbë poshtë mbulesës gjatë natës dhe tjetrën jashtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu