Sot nuk ka vazhdim të seancës konstituive, Xhaferi bëhet me nip

Sot nuk do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, edhe pse dje ishte paralajmëruar nga kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit kanë informuar se seanca nuk do të mbahet sot për shkaqe objektive familjare të Xhaferit dhe se opinioni do të informohet kur do të ketë informacione plotësuese.

Kryeparlamentari Xhaferi mbrëmë në profilin e tij në rrjetet sociale informoi se është bërë gjysh, pasi që i ka lindur një nip nga vajza.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu