Analisti dhe profesori kosovar, Nexhmedin Spahiu, ka reaguar ashpër ndaj mosreagimit të organeve të drejtësisë, pas deklaratave publike të gazetarit Berat Buzhala se ka pasur kontakte me shefen e Shërbimit Informativ të Shqipërisë (SHISH), Vlora Hyseni.
“Kodi penal i Kosovës përcakton se çdo qytetar i Kosovës që bashkëpunon me ndonjë organizatë të huaj spiunazhi dënohet me më së paku 5 vite burgim. Mbrëmë në një emision televiziv Berat Buzhala pranoi se ka kontakt dhe ka folur një natë më parë me shefen e SHISH-it. Nuk pamë reagim të asnjë prokurori. Ligji nuk e thotë se vetëm me spiunazhin e Shqipërisë mundesh me bashkëpunu e me tjerët jo.
Është decidive. Bashkëpunimi me çdo spiunazh të huaj është vepër penale. Pikë. Për më tepër vetë shefja e spiunazhit të Shqipërisë Vlora Hyseni paskësh kaluar nëpër Kosovë pa paralajmërim vizite zyrtare. Me vetë faktin se nga organizata e spiunazhit kosovar ka filluar punë për spiunazhin e Shqipërisë ka kryer vepër penale në Kosovë dhe do të duhej të arrestohej nga policia kosovare.”, ka shkruar Spahiu.(INA)










