Spalletti: E ardhmja ime? Për mua nuk ndryshon asgjë

Pas ndeshjes kundër Bolognas, Luciano Spalletti ka thënë se humbjen e sotme do ta analizoj nesër në mëngjes me skuadër.

“Ka disa gjëra që më kanë bezdisur, ndërsa për të tjerat, do ta analizoj ndeshjen të hënën në mëngjes përpara ekipit”, tha Spalletti.

“Jemi të frikësuar. Kur ti humb një rast dhe kundërshtari shënon, gjithçka bëhet më e vështirë. Nëse nuk ke një karakter të fortë, si historia dhe stadiumi i këtij klubi, atëherë do të vuash. Duket qartë që ka diçka që na mungon, të tjerët luftojnë më tepër se ne”.

“Vërshëllimat? Kam gjithë jetën që jetoj me to. Kur paguan për biletën, pret të shohësh diçka tjetër, sidomos nga një ekip me emrin Inter”.

“E ardhmja ime? Për mua nuk ndryshon asgjë”, përfundoi Spalletti. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu