Universiteti i parë islamik i Spanjës u hap në San Sebastian, në rajonin bask, me iniciativën e Universitetit Islamik të Minesotës në SHBA, i drejtuar nga teologu dhe juristi i njohur arab, Waleed Al-Maneese.
Qendra e re drejtohet nga një anëtar Lëvizjes Islamike marokene për Drejtësi dhe Spiritualizëm, Rachid Boutabouch, i emëruar nga Instituti i Madridit për Studime Strategjike (IEEE) si një mbështetës i rëndësishme i njohjes së Ligjit Islamik në vendet myslimane, transmeton atsh.
”Universiteti Islamik i San Sebastianit, ofron dy kurse, një dedikuar shkencave islame dhe gjuhës arabe si dhe një tjetër për studime juridike dhe arabe”, raporton gazeta spanjolle “El Mundo”.