Spasovki: Ivanov po mbron kriminelët dhe jo shtetin

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski, duke komentuar letrën e presidentit Gjorge Ivanov ndërkombëtarëve, ka thënë se presidentit Gjorge Ivanov nuk po mbron shtetin, por kriminelët, dhe se shqetësimi i tij nuk është Platforma Shqiptare.

“Siç presidenti i dërgoi letër opinionit ndërkombëtar, edhe unë tani do t’i parashtroj një pyetje Ivanovit, se përse nuk u shqetësua kur ia dha mandatin Gruevskit në kushte kur ajo platformë ekzistonte?!

Realitet është shumica e re parlamentare, realiteti është formimi i Qeverisë. Ky shqetësim i Ivanovit dëshmon se Ivanov nuk është institucion në të cilin qytetarët mund të mbështeten”, ka thënë Spasovski.

Spasovski edhe një herë i ka bërë thirrje kreut të shtetit që t’i dorëzojë menjëherë mandatin shumicës së re parlamentare.
“Ivanov duhet të zgjedhë mes shtetit dhe qytetarëve në një anë dhe mbrojtjes së një grupi kriminel në anën tjetër. Kemi shpresa se ai do të jetë në anën e qytetarëve.

Ivanov nuk mund ta shpëtojë Gruevskin përmes shkeljes së Kushtetutës. Gruevski nuk mund të shpëtojë duke shkaktuar dhunë. Mos të luajnë me zjarrin dhe të mos nxisin urrejtje dhe dhunë. Qytetarët nuk duan ndarje dhe zgjedhje të reja. Ndryshimet filluan dhe as Ivanovi as Gruevski nuk mund t’i ndalojë”, ka thënë Spasovski. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu