Spasovski i ka marrë përgjigjet e tre institucioneve, pritet data e zgjedhjeve

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe OSBE/ODIHR kanë dhënë përgjigjet e tyre se si duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni të Veriut. Ata presin datë për mbajtjen e të njëjtave, ka njoftuar kryeministri teknik, Oliver Spasovski.

“Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka dhënë raport, mendim profesional, protokoll për atë se si dhe në çfarë mënyre mund të mbahen zgjedhjet, si do të ishin tendencat në raport me sëmundjen. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar për afatet të cilat janë të nevojshme për realizim të aktivitetet zgjedhore, kurse në letrën e OSBE/ODIHR-së na është njoftuar se presin datë për zgjedhjet dhe në bazë të datës do të fillojnë përgatitjet për dërgim të misioni”, tha Spasovski, njofton TV21.

Kjo deklaratë vjen pas takimit të dytë të liderëve që u mbajt te presidenti Stevo Pendarovski ku dy partitë më të mëdha maqedonase, LSDM dhe VMRO-DPMNE-ja dolën me qëndrime të kundërta sa i përket datës së zgjedhjeve dhe si rezultat nuk u arrit marrëveshje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu