Statovci e uron Osmanin për ditëlindje: Dhurata ideale do të ishte një lajm i mirë për Kosovën në KiE

Deputetja e partisë “Guxo”, Jeta Statovci, e ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për ditëlindjen e saj.

Me rastin e kësaj dite, Statovci tha se dhurata ideale për të parën e vendit, do të ishte një lajm i mirë për sukses të Kosovës në KiE.

“Sot është ditëlindja e Presidentes Vjosa Osmani, gruaja që bëri ndryshimin e madh, e që na mësoi shumë, një brezi të ri politik. Një dhuratë ideale do të ishte një lajm i mirë për sukses të Kosovës në KiE, meqë Kosova është përkushtimi yt më i madh. Urime zonja Presidente”, ka shkruar deputetja në “Facebook”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu