Studimi shkencor, ja çfarë pasojash do të linte një luftë bërthamore Indi-Pakistan

Një luftë bërthamore mes Indisë e Pakistanit do të vriste deri në 125 milionë njerëz brenda disa ditëve, duke kaluar numrin e viktimave të të gjithë Luftës II Botërore, dhe do të niste një degjenerim të ri global mjedisor, zbulon një studim i fundit.

Studimi i revistës shkencore Science Advances parashikon një numër aq të lartë viktimash saqë temperaturat globale do të binin në nivelin e Epokës së Akullt të fundit.

“Një luftë e tillë nuk kërcënon vetëm vendodhjet e lëshimit të bombave por të gjihtë botën”, tha bashkautori Alan Robock.

Çdo armë bërthamore e shpërthyer mund të zhduke deri në 700,000 njerëz, sipas simulimeve kompjuterike, ndërsa shpërthimet do të lëshonin aq shumë tym dhe mbetje në atmosferë sa që do të shkaktonte një “dimër bërthamor” që do të sillte rrjedhimisht ulje të temperaturave, dështim të mbjelljeve deh rrjedhimisht vdekje në masë nga uria.

“Kjo do të ishte një luftë e pa precedentë në eksperiencën njerëzore,” thotë autori kryesor Brian Toon, i cili ka krijuar termin ‘dimër bërthamor’ në vitet 1980-të.

Edhe pse India e Pakistani kanë në total rreth 300 mbushje bërthamore, studimi thotë se numri mund të arrijë në 500 deri në vitin 2025, vit në të cilin simulimet kompjuterike thonë se mund të lisë lufta.

“Shpresojmë që Pakistani e India të lexojnë këtë dokument,” tha Toon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu