Sulejman Rexhepi për Buzakun: Nuk merrem me gej (VIDEO)

Për ultimatumi e Skënder Buzakut, nuk do t’ia dijë kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi. I rrethuar nga zyrtarë të Bashkësisë Islame, të cilët nuk lejonin t’i bënin pyetje Reisit jashtë temës, ai nga distanca u përgjigj shkurt në pyetjen e gazetarëve për akuzat e Buzakut.

Ju lutem, këtu jemi sot, po flas maqedonisht që të më kuptoni, kemi punë konkrete, po ndajmë certifikata për standardin hallall. Nuk merrem me ‘gej’. Ata le të jenë larg bashkësive fetare- tha Sulejman Rexhepi, Kryetar i BFI-së.

Ky reagim erdhi një ditë pasi që Skender Buzaku i dha ultimatum Sulejman Rexhepit që të tërhiqet nga selia e BFI-së, në të kundërtën do të publikojë disa bomba.

Sulejman Rexhepit i japim afat 72 orë të lëshoj Bashkësinë Fetare Islame, të cilën e ka uzurpuar. Siç ka dhënë dorëheqje, tani le ta lëshoj selinë e BFI-së. Nëse jo, nëse vazhdon ta keqpërdor pas këtij afati ne do të publikojmë dëshmi. Do të publikojmë dokumente, të cilat janë tronditëse për të gjithë besimtarët tonë, për të gjithë qytetarët dhe vendin tonë- kishte thënë më herët Skënder Buzaku.

Buzaku pretendon se është kryetar legjitim i Bashkësisë Islame, sipas një vendimi të 17 prillit të këtij viti të Gjykatës Themelore Shkupi 1. Por, Reisi nuk e ka ndërmend të jep dorëheqje. BFI sot publikoi edhe vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila më 10 shtator shfuqizoi vendimin e themelores, duke kthyer procesin në shkallë të parë.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu