Sulmohet Perez: Di të ndërtojë pallate dhe ura por jo skuadra

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez është kritikuar ashpër për shkak të menaxhimit që i ka bërë skuadrës madrilene këtë sezon. Së fundmi ka qenë ish-numri një i Realit, Ramon Calderon, ai i cili e ka kritikuar ashpër Perez si dhe foli edhe për largimin e Ronaldos.

“Nuk e kuptoj si mund ta çojë përpara klubin i vetëm. Te Real Madrid nuk ka një drejtor sportiv, është vetëm ai që është një inxhinier. Ai di shumë mirë si të ndërtojë ura, tunele dhe rrugë, jo skuadra futbolli. Nuk është e njëjta gjë.

Mungesa e Ronaldos ndikon shumë, nuk e di nëse klube të tjerë mund t’i japin atë që Real Madrid i ka dhënë atij. CR7 është zëvendësuar nga Mariano Diaz. Me këtë kam thënë gjithçka”, tha Ramon Calderon. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu