Sveçla u përgjigjet SHBA-ve dhe QUINT-it: Po e ‘ftoni’ Radojiçiqin e listës së zezë t’i udhëheq sulmet ndaj policisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas kritikave që bashkësia ndërkombëtare drejtoi ndaj Qeverisë së Kosovës për gjendjen në Veri.

Sveçla i ka thënë bashkësisë ndërkombëtare se “po e ftoni Radojiçiqin e listës të zezë t’i udhëheqë sulmet ndaj kosovës.

”Të gjithë duhet të veprojnë me përgjegjësi. Çdo humbje jete duhet të parandalohet me kujdes maksimal. Zgjedhja e ekuilibruar e fjalëve në këtë situatë është thelbësore. Keqinterpretimi i realitetit mund të rezultojë në kosto njerëzore”,

“Etiketimi i veprimeve të ligjshme dhe të civilizuara të Policisë së Kosovës si ‘të dhunshme’ dhe operacionit të saj të zbatimit të ligjit si ‘dhunë’ është një ‘ftesë’ për Milan Radojçiqin e futur në listën e zezë të SHBA-së për të komanduar mashtruesit e tij për të sulmuar policët e Kosovës”, – ka thënë Sveçla në Twitter.

Kujtojmë se bashkësia ndërkombëtare ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për aksionet në Veri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu