Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sylejman Selimi, i ka shkruar familjes së tij një letër nga burgu, ku po vuan një dënim për krime lufte.
Në këtë letër, Selimi, ish-ambasador i Kosovës në Shqipëri, ka shfaqur mospajtimin e tij me plot gjëra, përfshirë burgosjen e tij.
Ai e ka shfryëtëzuar këtë letër për t’i uruar Vitin e Ri fëmijëve dhe gruas së tij.
Kjo është letra e plotë e Selimit:
UNË, BABA SYLË, NË BURG, JU NË LIRI!
….
fëmijët e mi, ma mohuan Luftën Çlirimtare
ma mohuan edhe fitoren
ma përdhosën plisin, m’i shkelen arat me grurë
me çizme shkelen gjakun, eshtrat, historinë
ma lënduan shkabën mbi flamur të UÇK-së
bënë tregti me troje të stërgjyshit tim Ilirik
në Merdare ben pazarllek me eshtra
e mohuan, unë, jam gjeneral shqiptar!
fëmijët e mi, mirë jam, unë, baba Sylë
edhe ju mirë qofshi e vofshi
ju paça si molla në rremb, fëmijët e mi
as burgu, as ligji, as thika, as kasapi
o krejt ligjet, prangat, burgjet e botës
s’munden me ma shter dashurinë
për UÇK-n, për Ju, pëllumbat e mi!
unë, baba Sylë, sonte në burg, ju në liri
po ngre pesë kupa mbushur dashuri
GËZUAR
pifshi për shnet, bashkë me nanën tuaj,
me Prekazin, Açarevën, Kosovën e lirë
Gëzuar Motin e Ri 2017! /gazetamonitor/