Tahiri rikonfirmon: Haradinaj dhe 18 të tjerë janë hequr nga lista e Interpol-it

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka rikonfirmuar edhe një herë se emri i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe 18 personave të tjerë është hequr nga lista e Interpol-it.

“Unë jam njoftuar nga Policia e Kosovës dhe nga zyra që merret me bashkëpunim ndërkombëtar se Haradinaj dhe 18 persona të tjerë janë hequr nga Interpoli”, ka thënë Tahiri.

Ai e bëri të ditur këtë deklaratë gjatë vizitës së Dhomave të Posaqme në Gjykatën Supreme./Arbresh.info


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu