Takimi i liderëve në pikëpyetje?!

Kryeministri Zaev është i gatshëm për takim me Mickoskit ndërsa ky i fundit ende nuk ka marrë ftesë zyrtare. Nga VMRO-DPMNE thonë se ende nuk dihet nëse do të shkohet në takim liderësh dhe kjo do të dihet pasi të lexohet ftesa dhe mbi cilat tema do t bisedohet. Zaev pas deklaratës në Washington dje tha se është i gatshëm që javën e ardhshme të takohet me shefin e opozitës maqedonase.

Qëllimi është që të gjendet zgjidhje kah mesi i tetori, atëherë kur Maqedonia pret vendimin për nisjen e bisedimeve. “Unë shpresoj se do të gjejmë zgjidhje, shfaqëm pjekuri politike, ofruam Prokurori për ndjekjen e korrupsionit të lartë. Besoj se do të vazhdojmë me biesime”, tha Zaev. Nëse vjen deri te përafrimi i qëndrimeve për Ligjin për Prokurorinë Publike, VMRO-DPMNE pret që të bisedohet për zgjedhje të parakohshme kuvendare. Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski ka lënë për të kuptuar se zgjedhjet e parakohshme duhet të jenë ndër temat kryesore në vend.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu