Tallet rrjeti me serbët: Po hollohen ndër vite si Nokia (FOTO)

Serbi e Madhe apo Pashallëk i Beogradit? Kjo pyetje është parodizuar nga një faqe sllave në Facebook që ka shkaktuar të qeshura në rrjetet sociale.

Faqja ‘Squatting Slavs in Tracksuits’ ka paraqitur kronologjinë e territorit të Serbisë prej vitit 2005 e tutje, raporton Konica.al.

Në hartën e parë paraqitet Serbia si një e tërë me Kosovën dhe Malin e Zi, në hartën tjetër pa Malin e Zi, në hartat pasuese edhe pa Kosovën e Vojvodinën.

Parulla e dikurshme ‘Serba si Nokia – gjithnjë e më e vogël’ tek krijuesit e kësaj faqe është parodizuar sikur shteti serb po shkon drejt atomizimit përfundimtar.

Nuk i dihet…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu