Tanja Fajon mesazh Francës: “Është një turp i madh, Macron hap sytë”!

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Francës për të bllokuar celjen e negocjatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Është një turp i madh”, ka shkruar Fajon në Facebook, “Emmanuel Macron, zgjohu! Është koha që BE-ja të tregojë maturim politik dhe përgjegjshmëri! Liderët e këtyre vendeve I kanë bërë “detyrat” e tyre! Tani është koha që Këshilli i Bashkimit Europian të bëjë pjesën e tij dhe të pranojë më në fund celjen e negocjatavë të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ishte mesazhi i Fajon.

Tanja Fajon arriti ta siguronte në muajin maj një mandat tjetër 5-vjeçar në Parlamentin Europian. Ajo kandidonte në Slloveni për Partinë Social Demokrate. Në këtë mënyrë, Kosova e ruajti raportuesen në PE, ndërsa për Shqipërinë do të caktohet një tjetër pasi Knut Flenckestein nuk arriti të zgjidhej sërish eurodeputet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu