Taravari: Në komunat maqedonase respektohen masat më shumë se në komunat shqiptare

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravri në emisionin “Click Plus” të organizuar nga TV21, duke folur për respektimin e masave për luftën ndaj koronavirusit, tha se në komunat me shumicë shqiptare nuk respektohen masat aq sa respektohen në komunat me shumicë maqedonase ose në pjesët e qytetit ku jetojnë kryesisht banorë të komuniteti maqedonas.

“Të flasim kështu haptas, shko në Çair ose në Gostivar nga 4 ose 5 vetë rijnë në një “masë” ndërsa nëse shkon në ndonjë pjesë maqedone të qytetit, fatkeqësisht e them këtë, në shumicën e lokaleve, unë që kam lëvizur në këto dy apo tre ditë, qëndrojnë dy vetë ne një tavolinë” tha mes tjerash kreu i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Në këtë debat televiziv, Taravari ishte përball kreut të Komunës së Sarajit, Blerim Bexhetit me të cilin zhvilluan polemika rreth punës së deritanishme të qeverisë, zgjedhjet e kaluara lokale ku Aleanca për Shqiptarët arriti t’i merr 3 komuna të rëndësishme për shqiptarët si dhe për plan programin dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare kur Aleanca për Shqiptarët së bashku me Alternativën synon që të fitojë BDI-në dhe të sjell freski në taborin politik shqiptarë.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu