Taravari: Situata duket se po del jashtë kontrollit

Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në ‘Facebool shkroi se në Maqedoninë e Veriut, në vetëm disa ditë është rritur në mënyrë dramatike numri i të infekturave me COVID-19.

“Duket madje se situata po del jashtë kontrollit në disa qytete duke rrezikuar që të përjetojmë një disfatë me përmasa të paimagjinueshme nga askush! Ndaj, më fort se kurrë i bëj apel Qeverisë, që të ndalojë këtë sjellje pasive dhe të mos faturojë gabimin e saj vetëm tek sjellja e qytetarëve”, shkruan Taravari, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, duhet të organizohen urgjentisht grupe patrullimi të cilët do të vëzhgojnë në vend zbatimin e masave dhe këto grupe, siç thotë Taravari, duhet të funksionojnë jo sipas miqësive por sipas dispozitave ligjore.

Duhet urgjentisht që Qeveria të marrë në dorë situatën duke mos e parë më këtë gjendje si një dokumentar të largët por si një realitet aktual. Njerëzit kanë nevojë të ndjejnë praninë e një shteti që kujdeset dhe jo te një shteti që nuk menaxhon dot pandeminë”, thotë Taravari.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari poashtu tha se nuk është normale të kërcënohet me rivendosje të izolimit total.

“Nuk është normale që të kërcënohet me rivendosje të izolimit total duke bllokuar përsëri ato ekonomi të brishta që janë në greminë por nga ana tjetër duhet të bëhet inspektim serioz 24 orë në të gjithë vendin dhe të penalizohen të gjithë ata persona që nuk zbatojnë masat e vendosura”, shkruan në fund Taravari.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu