Taravari: Zjarrfikësit e Gostivarit të cilët ndihmuan të prekurit në Turqi do të shpërblehen nga Komuna e Gostivarit

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot priti në kabinetin e tij ekipin e kërkim-shpëtimit të NJTKZ – Gostivar, të cilët e kryen misionin e tyre me sukses duke u dalur në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Turqinë Lindore.

Në takim u bisedua për rrjedhën dhe vështirësitë e zjarrfikësve gjatë misionit, ndërsa Kryetari, Arben Taravari, në emër të qytetarëve të Gostivarit, i falënderoi për gatishmërinë e tyre për të qenë gjithmonë në krye të detyrës.

Po ashtu në seancën e ardhshme të Këshillit të Komunës së Gostivarit, Kryetari, Arben Taravari, u shpreh se do të propozohet që këta heronj, të shpërblehen financiarisht për punën dhe sakrificën e tyre.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu