Tashmë zyrtare, sulmuesi shqiptar transferohet në Slloveni

Endri Çekiçi është zyrtarisht një lojtar i Olimpija Ljubljana në Slloveni. Është vetë faqja e klubit, e cila shkruan se sulmuesi pogradecar, ka qenë që në fillim të janarit me ta, duke u aktivizuar edhe në miqësore, por vetëm ditët e fundit, ka ardhur dakordësia me Dinamon e Zagrebit, për dokumentacionin e lojtarit, dhe tashmë ai është federuar zyrtarisht për ekipin slloven.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem Olimpijas. Shpresoj të ndihmoj ekipin të arrijmë objektivat dhe të fitojmë kampionatin.

Miku im, Filip Uremoviç, më ka treguar shumë gjëra të mëdha për këtë klub. Shpresoj që të përshtatem me skuadrën dhe të merrem vesh me shokët e skuadrës dhe trajnerët. Do më mirëpresin sa më mirë të jetë e mundur, dhe unë do mundohem të tregoj vlerat e mia” – ishin fjalët e para të Çekiçit për faqen e klubit. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu