Të punësuarit në MPB japin nga 100 denarë për të prekurit nga vërshimet

Mësohet se të punësuarit në MPB të Maqedonisë do të dhurojnë nga 100 denarë nga paga e tyre mujore si ndihmë për kolegët e tyre nga ministria të prekur nga vërshimet në Shkup dhe rrethinë, ka njoftuar MPB.
Ky reagim ka ardhur menjëherë pas publikimit të dhënave të konfirmuara në terren nga ekipet e Ministrisë së brendshme dhe Sindikatës e pavarur e policisë së Maqedonisë, se janë dëmtuar shtëpitë e 135 policëve nga vërshimet e të së shtunës.

Sipas informatave të ekipeve nuk ka të lënduar nga ana e policëve dhe as nga anëtarët e familjeve të tyre.

“Me qëllim që të ndihmohen kolegët tanë Ministria e Brendshme dhe Sindikata kanë ngritur disa aksione. Në zhvillim është aksioni për mbajtje të pagës së punonjësve të MPB prej 100 denarë, të cilat do të jepen për të gjithë punonjësit e Ministrisë që janë të dëmtuara nga përmbytjet. Sindikata nga Fondi solidar, do të jepen si pagë mesatare shtesë për anëtarët e prekur. Nga ana tjetër, Ministria dhe Sindikata organizojnë aksion për shpërndarjen e maskave të veçanta për të mbrojtur kundër baktereve dhe viruseve dhe doreza mjekësore për të gjithë kolegët e përfshirë të cilët ofrojnë ndihmë për të dëmtuarit në përmbytjet”, kanë theksuar nga MPB.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu