A do të tërhiqet nga gara për president i SHBA? Ja çfarë thotë Donald Trump

Kandidati republikan për president të SHBA-ve Donald Trump, ka thënë se nuk do të tërhiqet nga gara pas publikimit të regjistrimeve telefonike në mediat amerikane.

Trump ka qenë nën presion pas publikimit të një videoje, në të cilën është dëgjuar duke dhënë komente të turpshme seksuale ndaj grave e cila u publikua të premten.

Ai i tha për Wall Street Journal  se “shanset për tu tërhequr janë zero”  duke shtuar se ka një përkrahje të pabesueshme.

Republikanët më të njohur i kanë dënuar komentet e tij në video-filmimet. Hillary Clinton në anën tjetër komentet e Trump i quajti  “të tmerrshme”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu