Tekstet shkollore me gabime skandaloze edhe pas ribotimit

Procesi i ribotimit të teksteve shkollore vetëm se ka vulosur gabimet e shumta dhe përmbajtjen skandaloze të librave. Në librin e lëndës “Shoqëria” për klasën e pestë 倀llore †amuri i Kosovës vijon të prezanton si simbol shtetëror grek. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdojnë të përsërisin deklaratat që i bëjnë me vite, se ky problem do të zgjidhet me përfundimin e punës së komisionit përkatës për shqyrtimin e teksteve.

“Komisioni është duke punuar, në momentin që do të bëhet gati do të dërgohet deri te Ministri , ministri normal do ta merr do ta analizon, shqyrton raportin e komisionit që është duke I shqyrtuar tekstet shkollore dhe atëherë do të ndermirën të gjitha hapat konkrete për eliminimin e të gjitha anomalive dhe ato shkrime që shprehin negativitet në testet shkollore”, tha Safet Neziri, Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Kryetari I Lidhjes së arsimtarëve shqiptarë, Nuhi Dardhishta thotë se gabimet në tekstet shkollore, qofshin ato përmbajtjesore ose teknike, disa herë janë denoncuar. Sipas Dardhishtës, katër vitet e fundit, MASH kërkon nga shkollat të denoncojnë gabimet, mirëpo asnjëherë nuk janë ndërmarrë hapa konkret. “Ne para katër viteve i kemi dërguar në Ministrinë e Arsimit të gjitha gabimet në tekstet shkollore, ata na i kanë kërkuar jo se i kemi dërguar ne vetë , i ka marrë prej shkollave prej mësimdhënësve dhe asgjë nuk ka ndryshuar deri më tani”, u shpreh Nuhi Dardhishta, Kryetar i Lidhjes së arsimtarëve shqiptarë. Gabime të ndryshme nëpër tekstet shkollore , si ato drejtshkrimore por edhe shtrembërime të fakteve historike kanë shoqëruar për shumë vjet me radhë mësimin e nxënësve shqiptarë, ndërsa pavarësisht premtimeve të shumta të autoriteteve arsimore, deri tani ende nuk është bërë ndonjë ndërhyrje për përmirësimin e kësaj situate./Alsat-m/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu