Telashet për Ronaldinhon skanë fund, gjykata i konfiskon sendet me vlerë

Nuk kanë të sosur problemet për legjendën e ekipit të Barcelonës, Ronaldinho Gaucho. Pas lënies së futbollit braziliani është përballur me shumë akuza nëpër gjykata, duke shfaqur probleme të shumta financiare.

Siç raportojnë mediat italiane ditët e fundit, atij i janë konfiskuar disa sende me vlerë ku bëjnë pjesë makina luksoze, pikturat e shtrenjta, televizorin dhe gjëra të tjera me vlerë.

Ronaldinho thuhet se ka shkelur ligjin bashkë me vëllain e tij edhe gjykata thuhet se meqë ish-futbollisti nuk pagoi gjobën sepse kishte vetëm 6 euro ne banke, atij ju konfiskuan pronat. Dyshime të forta kanë lindur nga Prokuroria se Ronaldinho po tenton t’i fshehi pronat me qëllimin e shmangies së pagimit të gjobave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu