Televizionet dhe radiot deri të dielën t’i dorëzojnë çmimoret për reklamim politik

Të gjitha televizionet dhe radiot të cilat do të emetojnë reklamim të paguar politik gjatë fushatës zgjedhore, më së voni deri më 23 tetor duhet t’i përcaktojnë dhe t’i dorëzojnë çmimoret, në të cilat çmimi për një sekondë reklamim të paguar politik nuk do ta tejkalojë çmimin mesatar të reklamimit të përllogariut në 3 muajt e fundit para ditës së shpalljes së zgjedhjeve.

Siç kumton Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuale afati për dorëzimin e çmimoreve ka filluar prej dje.

Çmimoret duhet të dorëzohen në Agjenci, Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, Entin shtetëror për revizion dhe Komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Sipas Kodit zgjedhor, radiodifuzerët obligohen për fillimin e fushatës zgjedhore të paktën dy herë t’i publikojnë çmimoret për reklamim të paguar politik në programet e tyre. Gjatë procesit zgjedhor nuk është lejuar ndryshimi i çmimoreve.
Çmimoret në Agjencinë për shërbime mediale audio dhe audiovizuale mund të dorëzohen në arkivin e Agjencisë apo në e-adresën [email protected].


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu