Tensionet në veri, Hoti: Binomi Kurti-Osmani po dërgon Kosovën drejt izolimit. Të paaftët e kthyen vendin në qendër të kritikave dhe fajësimit nga aleatët

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar përshkallëzimin e situatës në Veri të Kosovës, ku serbët lokalë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale.

Duke folur për reagimin e ashpër të komunitetit ndërkombëtar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të dërguar kryetarët e sapozgjedhur në objektet komunale nën shoqërimin e Policisë së Kosovës, Hoti thotë se Kosova po humb miq dhe aleatë për shkak të politikës së mbrapsht të binomit Kurti-Osmani.

“Kosova sot po humb miq dhe aleatë për shkak të politikës së mbrapshtë të binomit Kurti-Osmani.

Kosova sot është në pikën më të ulët të mbështetjes nga aleatët në tri dekada. Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit. Nga vendi me mbështetjen më të madhe amerikane në rajon, këta të paaftë e kthyen Kosovën në qendër të kritikave dhe fajësimit nga ana e aleatëve.

Pasojat tanimë po i bartim – Kosova është përjashtuar nga ‘Defender 2023’, që ishe ëndërr e ushtarëve të FSK-së. Cilat janë pasojat e radhës?!”, shkruan Hoti në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu