“Tërmet” tek Juve, UEFA nis hetimin për Ronaldon

Juventus bëri bujë të madhe pas përmbysjes që i bëri skuadrës së Atletico Madrid në Champions LEague.

Ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo ishte padyshim “vrasësi” i Atleticos duke i shënuar 3 gola.

Por festimi i Ronaldos duket se do ti kushtojë shumë, pasi raportohet se Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka nisur hetimet për të.

Portugezi iu kundërpërgjigj trajnerit Diego Simeione, duke imituar gjestin e tij ku i tregon pjesët intime të trupit.

Ronaldo rrezikon të penalizohet, gjobitet, ose skualifikohet për incidentin e ndodhur në 12 mars.

Vendimi për veprimin e yllit portugez do të shpallet më 21 mars.

“Pas një hetimi të kryer nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës, në zbatim të nenit 55, u hap një procedurë disiplinore për sjellje të pahijshme kundër futbollistit Cristiano Ronaldo pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Atletico Madridit, të luajtur më 12 mars. Rasti do të diskutohet më 21 mars nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës”, shkruhej në komunikatën e bërë publike nga UEFA. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu