Pas eleminimit nga Kupa e Italisë tashmë Milanit i shtohet dhe një tjetër hall.
Davide Calabria, mbrojtësi i krahut të djathtë, pësoi ditën e djeshme një dëmtim gjatë ndeshjes, që nuk i lejon më atij të vazhdojë sezonin.
23-vjeçari duhet të qëndrojë 2 muaj larg fushave dhe kështu sezoni për të ka marrë fund.
Gattuso tashmë do të luajë me Contin në vendin e tij, një futbollist që vjen pas një dëmtimi të gjatë. /albeu.com/










