Ndeshja derbi e qytetit të Madridit mes Atleticos dhe Realit e cila perfundoi 1-3 ne favor te Los Blancos nuk kaloi pa polemika.
Nga sistemi VAR, tek tallja e Ramos me Griezmann në mënyrën e festimit të golit.
Por tashmë ylli i ekipit Gareth Bale rrezikon 12 ndeshje skualifikim për festimin fyes të bërë në fushë pas golit të shënuar në derbin kundër Atletico Madrid.
Uellsiani e ekzagjeroi pak me gjestin që i ka drejtuar tifozëve rivalë në “Ëanda Metropolitanë” dhe rrezikon ta paguajë shtrenjtë. Sipas “Daily Mail dhe “ESPN”, Bale rrezikon të ndalet nga 4 deri në 12 ndeshje.










